“Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet pranë familjes së tij”

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

Ai përpara prokurorëve dhe gjykatësve, ishte i qartë dhe tha: “Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij”.

Mbrojtja ritheksoi se Selimi duhet të shfajësohet menjëherë.

“ZPS nuk ka argumente kundër Selimit”, shtoi Roberts.