Klubi i Turqisë merr vendimin për futbollistin e kombëtares/ Besiktas kërkon 8.5 milionë euro për kartonin e yllit kuqezi

Më në fund gjithçka është e qartë.

Ernest Muçi do të jetë lojtar i Trabzonsporit me të drejta të plota, ndërsa klubi turk mori vendimin që mezi po pritej.

Kartoni i futbollistit të kombëtares do të blihet përfundimisht, ndërsa këtë sezon ai ka qenë i huazuar nga Beshiktashi.

Trabzon ka paguar 1 milionë euro për huazimin 1-vjeçar, ndërsa kostoja totale e operacionit do të arrijë në 8.5 milionë.

E përditshmja sportive “Foto Maç” shkruan se klubi nga qyteti në brigjet e Detit të zi do të paguajë 7.5 milionë eurot e mbetura në bazë të disa kostove, por I rëndësishëm është vendimi i marrë nga presidenti Dogan.

Kjo, pasi trajneri Fatih Teke e kërkoi me këmbëngulje shqiptarin.

Muçi është futbollisti më I mirë I ekipit këtë sezon me 13 gola e 4 asistë gjithsej, nga të cilët 10 rrjeta e 3 asistë në Superligë.

Forma e tij ka qenë e shkëlqyer që nga 24 nëntori I vitit të kaluar, dhe 10 golat në kampionatin turk, po ashtu edhe asistët, kanë ardhur në vetëm 10 ndeshjet e fundit.

Pritet, që nëse vazhdon me këtë formë, Muçi do të ketë një karton me vlerë shumë më të madhe, që mund të arrijë edhe në 20 milionë euro apo edhe më lart.