Agjenda reformuese, Mickovski sërish mbledh qeverinë në koordinim!

Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski edhe sot ka mbledhur kabinetin qeveritar në kuadër të “Agjendës Reformuese” duke pasur në fokus hapat konkret për avancimin e efikasitetit institucional, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, shkrua Top24

 “Reformat nuk janë deklaratë, por obligim – një proces që kërkon përgjegjësi, bashkëpunim dhe një vizion të qartë për të ardhmen. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zgjidhje reale dhe të qëndrueshme” shkruan kryeminsitri Mickovski.Top24