NetPress ka mësuar identitetin e personave të cilëve u është hequr liria dhe të atyre te të cilët janë kryer dhe po kryhen kontrolle, dhe gjatë ditës së nesërme ata do të nxirren para gjyqtarit të procedurës paraprake, pëcjellë Top24
Sipas burimeve nga hetimi, për këta persona mund të caktohet edhe masa e paraburgimit, dhe bëhet fjalë për:
Aleksandar Shutov
Aleksandar Markov
Elisaveta Markova
Adriano Debnikov
Xhelal Mustafa
Kadife Ismaili
Raif Elezi
Marjan Markoviq nga Serbia
Personat e privuar nga liria dhe të nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të cilëve janë shqiptuar masa kujdesi, janë:
Elena Tafçievska
Kristian Jovanovski
Aleksandar Pehçevski
Goce Veselinovski
Keti Kamilloski
Valjbona Aziri Ismaili
Zuhrije Rexhepi
Sanja Gievska
Tanja Nasteska
Të gjithë personat e lartpërmendur janë të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (UJP) në Shkup, sipas të njëjtave burime.
Gjatë ditës, NetPress publikoi se më shumë se dhjetë persona janë arrestuar në aksionin e madh policor që po zhvillohet pasdite në disa lokacione në mbarë vendin, i cili është i orientuar drejt grumbullimit të provave për evazion të rëndë tatimor.
“Nën udhëheqjen të një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PKO , hetues me asistencën e zyrtarëve policorë nga MPB po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po sigurojnë persona të dyshuar për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe evazion tatimor në përmasa të mëdha”, konfirmuan atëherë nga Prokuroria, duke paralajmëruar më shumë informacione, shkruan NetPress, përcjellë Top24


