Messi para Peles dhe Maradonës

Revista angleze “FourFourTwo” ka azhornuar klasifikimin e 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Në majën e këtij klasifikimi është Lionel Messi, i cili ka lënë prapa Pelé dhe Maradona.

Në vend të 4-t është renditur rivali i përjetshëm i argjentinasit, portugezi Cristiano Ronaldo.

Në 10-shen e parë të këtij klasifikimi bëjnë pjesë emra, si Johann Cruyff, Zinedine Zidane, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Ronaldo “Fenomeni” dhe George Best.

Italiani më i mirë në këtë renditje speciale është Paolo Maldini, në vend të 19-të. Portieri më i mirë është rusi Lev Yashin, në vend të 22-të.

10 vendet e para

10. George Best

9. Ronaldo

8. Alfredo Di Stefano

7. Franz Beckenbauer

6. Zinedine Zidane

5. Johann Cruyff

4. Cristiano Ronaldo

3. Diego Maradona

2. Pelé

1. Lionel Messi