(VIDEO+FOTO) I mundësuan të bëhet kryetar i parë shqiptar në Çashkë, Suat Shaqiri përcjell mërgimtarët: Ju falënderoj nga zemra

Kryetari shqiptar i Çashkës, Suat Shaqiri ka përcjellur mërgimtarët për në mërgim, njofton Top24

Ai ka ndarë fotografi dhe video nga ky akt, teksa janë parë emocione gjatë përshëndetjes.

Shaqiri si dje, edhe sot i falënderoi mërgimtarët, pasi ata mundësuan që të fitojë në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Paci rrugë të mbarë dhe të hajrit!

✅Mërgatë e dashur, ndjej obligim moral që t’ju falënderoj nga zemra.
✅Ju, bashkë me bashkëfshatarët e tjerë nga Jabollçishta e Epërme, Jabollçishta e Poshtme, Mellnica, Vranofci, Sogla dhe vendbanimet e tjera, vulosët fitoren më dinjitoze që njeh historia jonë.
✅Na pritët me zemër të hapur, iu përgjigjët ftesës sonë dhe së bashku shkruam histori.
✅Ju faleminderit nga zemra dhe ju siguroj se kurrë nuk do t’ju zhgënjej për atë që ju kam premtuar.
✅Nëse ka ndonjë lëshim, kërkoj ndjesë të madhe dhe ju lutem të mos keqkuptohemi.
Është mirë që të informohemi siç duhet dhe të veprojmë me mirëkuptim.”, shkruan Shaqiri.