Në një festë ku nuk u këndua as himni kombëtar, sepse zoti Martin nuk e lejon dot një simbol të tillë shqiptar, VLEN tregoi fytyrën e vet të nënshtruar. Ata që dje premtonin “ndryshim” sot festojnë me strukturat e partisë më antishqiptare në historinë e këtij shteti.
Aleanca për Shqiptarët dënon këtë degradim moral e politik. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pushtet të dhuruar nga VMRO, as për festa pa dinjitet kombëtar. Fitoret e blera me ulje koke janë disfata për të gjithë shqiptarët.
Në fund, të gjithë e dinë – ajo nuk ishte festë e fitores, por festë e vasalitetit. Dhe historia do ta mbajë mend ashtu.
Aleanca për Shqiptarët


