Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media ka treguar se si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme.
Ai tha se zgjedhjet në përgjithësi ishin të qeta dhe demokratike, por janë denoncuar 91 raste, shumica prej tyre dyshime për blerje votash.


