Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çashkës, Suat Shaqiri përmes një njoftimi ka ftuar mërgatën e Çashkës që jeton në Belgjikë për tu takuar më 23 Shtator në ROYAL 150, Rue Royale-Sainte-Marie 150, 1030 Schaerbeek, Bruksel para të cilëve do të paraqesë mundësinë për të qeverisur këtë komunë për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

Të nderuar mërgimtarë të Komunës së Çashkës,

Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftoj se, si kandidat për Kryetar të Komunës së Çashkës, do të takohem me mërgatën tonë në Belgjikë.

Ky takim është rast i veçantë për të biseduar së bashku mbi të ardhmen e Çashkës dhe angazhimin tonë të përbashkët.

Takimi do të mbahet:

23.09.2025

Ora 20:00

ROYAL 150, Rue Royale-Sainte-Marie 150, 1030 Schaerbeek, Bruksel

Ju ftoj me përzemërsi të merrni pjesë dhe të jemi bashkë në këtë moment të rëndësishëm.

Mirëpresim çdo mërgimtar, edhe nëse nuk është nga Komuna e Çashkës.
Me respekt,
Suat Shaqiri