Shkëndija debuton historikisht në Ligën e Konferencës, mësohen kundërshtarët e saj

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarët e saj në debutimin historik në Ligën e Konferencës.

Skuadra tetovare do të përballet me:

  • Slovan Bratislava në shtëpi (nga kova e parë),
  • Rayo Vallecano në transfertë (kova e dytë),
  • Jagiellonia nga Polonia në shtëpi (kova e tretë),
  • Drita nga Kosova në transfertë (kova e katërt),
  • Shelbourne në shtëpi (kova e gjashtë),
  • AEK Larnaka në transfertë (kova e pestë).

Sipas rregullave, së shpejti do të përcaktohet edhe renditja e ndeshjeve.

Të gjitha takimet e Shkëndijës në shtëpi do të zhvillohen në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.

Ky është një moment historik për futbollin maqedonas, teksa Shkëndija tenton të lërë gjurmë edhe në skenën evropiane.