Erkan Arifi jep lajmin e madh se Likova futet në hartën digjitale: 3 pika falas Wi-Fi për banorët dhe vizitorët

Banorët e Komunës së Likovës shumë shpejt do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë internet falas në hapësira publike, njofton Top24

Komuna është përzgjedhur të bëhet pjesë e iniciativës 🇪🇺 WiFi4WB – Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, që synon të ofrojë qasje të lirë dhe cilësore në internet për qytetarët.

Në kuadër të projektit, do të vendosen 3 pika Wi-Fi publike në zona të frekuentuara nga banorët dhe vizitorët.

Ky hap është pjesë e programit EU4Digital Action, të mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe BMZ Gjermane, ndërsa zbatohet nga GIZ.

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, e cilësoi këtë si një lajm të madh për qytetarët, duke theksuar se Likova po ecën drejt një transformimi digjital dhe lidhjeje më të mirë me rajonin.