Banka Popullore propozon që qytetarët të kenë të drejtën për katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera, me vlerë deri në 2.000 denarë për transaksion. Sipas guvernatorit Trajko Slaveski, synimi është të sigurohet qasje më e lehtë në para të gatshme për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën bankë kanë llogari. Masa parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.
Slaveski vuri në dukje se shpërndarja e bankomatëve në vend është e pabarabartë, ndaj do të ndërmerret iniciativa për krijimin e një rrjeti kombëtar të bankomatëve. Ky rrjet do të bazohet në infrastrukturën ekzistuese të bankave, me plan për zgjerim dhe optimizim, në dobi të qytetarëve dhe vetë bankave.


