Konate, i cili ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2026, u ka thënë të afërmve se ëndërron të luajë për Real Madridin pas largimit nga Anglia. Në Liverpool janë të shqetësuar për këtë situatë, pasi mbrojtësi 26-vjeçar shihet si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit.
Në Spanjë, Marca ka raportuar se Real Madridi nuk ka bërë ende asnjë lëvizje zyrtare. Situata e pasigurt e Alabas e bën Konaten një opsion serioz për të ardhmen.
Nga janari i vitit 2026, Konate do të ketë të drejtë të negociojë lirshëm me çdo klub, pa u penguar nga kontrata me Liverpoolin.
Deri atëherë, ai do të vazhdojë të luajë me fanellën e të kuqve, por me synimin e qartë për ta realizuar ëndrrën e tij: të transferohet te Real Madridi.


