Aziri: Qeveria mori 1 miliard euro borxh nga kryeministri më antieuropian!

Elmi Aziri edhe sot ka dalë me kritika ndaj Qeverisë për huamarrjen hugareze, njofton Top24.mk.

Si ka kujtuar se Qeveria aktuale e Maqedonisë ka marrë 1 miliard borxh nga një kryeministër më antieuropian.

“Qeveria jonë është futur 1 miliard euro borxh te Republika e Hungarisë, te një kryeministër… E kam thënë, te një kryeministër më antieuropian, te një kryeministër të cilit i bllokohen fondet nga institucionet e BE-së, te një kryeministër të cilit i pezullohen vizitat nga përfaqësues europian”, tha Aziri nga foltorja e Kuvendit.

Më tej ai tha se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë normën e interesit të kësaj kredie.

“Ministri i Ekonomisë dhe Qeveria vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë listën e kompanive që kanë fituar nga kredia hungareze. Qytetarët meritojnë ta dijnë këtë listë, aq më tepër që qytetarët do të paguajnë një pjesë të interesit për ata”, tha Aziri.