BDI: Ministria e Kulturës vetëm 2 projekte për shqiptarët nga 74 të mbështetura

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një press konference ka paraqitur skandalin e radhës por këtë herë në ministrinë e kulturës ku nga 74 projektet e mbështetura vetëm 2 projekte janë shqiptare, shkruan Top24

Nga 74 përfitues të fondeve për projektet e industrive kreative për vitin 2025 – vetëm 2 janë shqiptare. Vetëm 2 nga mbi 27 aplikime shqiptare! Vetëm 2.7% përfaqësim! Dhe nga 13.375.000 denarë të ndarë, shqiptarët kanë marrë vetëm 434.000 denarë – që do të thotë vetëm 3.2% e fondeve.

🟥 PADREJTËSI NË KULTURË – VETËM 2 PROJEKTE SHQIPTARE NGA 74 TË PËRKRAHURA! Ministria për Kulturë dhe Turizëm ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin e projekteve me interes nacional në industrinë kreative për vitin 2025. 📉 Nga 74 projekte të përzgjedhura – vetëm 2 janë shqiptare! 📉 Nga mbi 27 aplikime shqiptare – vetëm 2.7% kanë marrë mbështetje. 📉 Nga 13.375.000 denarë të ndarë – vetëm 434.000 denarë (3.2%) kanë shkuar për projekte shqiptare. ❗️ Kush vendos për këto përjashtime sistematike? Kush i përzgjedh projektet? Çfarë bëjnë përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Kulturës? A ka dikush që i mbron interesat tona, apo kemi vetëm kukulla që heshtin përballë këtij diskriminimi institucional? Kjo nuk është ndarje fondesh – kjo është një politikë për të heshtur zërin e kulturës shqiptare! BDI nuk do të heshtë. Ne kërkojmë transparencë, barazi dhe përgjegjësi. Ftojmë gjithë komunitetin artistik të ngrejë zërin kundër kësaj padrejtësie.