Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Robert Lewandowski do të rikthehet në aksion nga banka rezervë ndaj Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të martën.
Veterani polak mungoi në katër ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në gju, por e mori dritën e gjelbër për të luajtur të hënën.
Më së shumti spekulime ka pasur për vijën e mbrojtjes për Barcelonën.
“Ne kemi analizuar gjithçka me stafin. Ne duhet të mbrohemi shumë më mirë dhe mund të ketë disa ndryshime. Kjo është e tëra çfarë mund të them”.
“Do të ishte një ide e mirë që të evitojmë rivëniet këndore. Nuk është diçka për të cilën kemi punuar, por lojtarët e dinë punën e tyre”, përfundoi Flick.



