‘Mirë se vini, Shkëlqesia Juaj!’ Putin e mbush kryeqytetin me billborde për Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti në Moskë, pavarësisht kritikave të ashpra nga Bashkimi Europian dhe tentativës për ta ndalur fluturimin e tij, nga autoritetet letoneze dhe lituaneze.

Aeroplani presidencial u ul në aeroportin e Vnukovos në orën 16:30, pas ndalesës që pati në Azerbjxhan ditën e djeshme, sepse rrezikohej nga raketat ukrainase në zonën e luftës.

Për t’i bërë karshillëk europianëve që i dolën kundër, Vladimir Putin e ka pritur Vuçiç me mesazhe të ngrohta mirëseardhjeje.

Konkretisht, një mesazh drejtuar presidentit serb u shfaq në disa tabela reklamash në të gjithë kryeqytetin rus.

“Mirë se vini, Shkëlqesia Juaj, Presidenti i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiç”, shkruhet në tabelat e reklamave në serbisht dhe rusisht./Informer

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.