Kualifikueset e Botërorit 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, trajneri Sylvinho publikon listën e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.

Ja lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45. Ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Në dy kualifikueset e para të kësaj fushate eliminatore, kuqezinjtë tanë u mundën 2-0 në “Wembley” ndaj Anglisë, që konsiderohet favorite absolute e grupit tonë, pastaj fituan 3-0 në “Arena Kombëtare” ndaj Andorrës. Pra, për momentin kemi 3 pikë në grup.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.