Pas telefonatës me Zelensky, presidenti Trump propozon që SHBA të drejtojë termocentralet e Ukrainës!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka propozuar që SHBA të marrë drejtimin e termocentraleve në Ukrainë për të garantuar sigurinë e tyre.

Screenshot_1Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se propozimi erdhi pas bisedës telefonike që Trump me Zelensky zhvilluan ditën e djeshme (19 mars).

Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë pas telefonatës se me Trump diskutoi vetëm për uzinën e Zaporizhzhia.

Zelensky tha se paqja e qëndrueshme mund të jetë e arritshme këtë vit pas telefonatës “pozitive”, që mbajti me Trump.

Nga ana e tij, Trump e përshkroi bisedën telefonike si “shumë të mirë”.

Ndërkohë që zyrtarët ukrainas thanë këtë mëngjes se të paktën 10 persona u plagosën pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës – ndërkohë, një aeroport është përfshirë nga flakët e zjarrit në rajonin e Saratovit të Rusisë pas sulmeve me dron ukrainas, sipas zyrtarëve lokalë.

Gjithashtu , oficerët e lartë ushtarakë nga rreth 20 vende do të takohen sot në MB për të diskutuar për një forcë të mundshme paqeruajtëse në rast të ndonjë armëpushimi