Chelsea do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh në merkaton e verës. Shumë lojtarë do të largohen nga “Blutë”, pasi klubi nuk i konsideron më pjesë të planeeve të tyre.
Në listë sipas “Daily Mail” ndodhet edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar aktualisht është i huazuar te Evertoni, teksa vetëm para pak javësh është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.
Anglezët kanë nxjerrë në listën e shitjes shqiptarin dhe kjo do të thotë që edhe pas rikthimit nga huazimi, mundësia të qëndrojë në “Stemford Bridge” nuk do të ekzistojë, pasi Enzo Maresca nuk e konsideron më pjesë të planeve të tij.


