Fatmir Limani publikon mesazhe të Besa Kadriut, apo e “kërcënon” për të heshtur pasi shkroi “për momentin mjafton”

Pas deklaratës së mbrëmshme të ish nënkryetares së Lëvizjes Besa, Besa Kadriu kundër kryeministrit Mickovski dhe distancimit nga partia e saj me një reagim doli edhe ministri Fatmir Limani. Pas një debati në distancë dhe shkëmbimit të akuzave mes Kadriut dhe Limanit ky i fundit ka publikuar një sms porosi të dërguar nga Besa Kadriu ku i kërkon Limanit një mbështetje, shkruan Top24

Në postimin e tij Fatmir Limani ka publikuar këtë mesazh të marë nga Besa Kadriu duke shënuar se “…, nuk duhej, por e kërkon me zor… Për momentin mjafton…” duke lënë të kuptohet si një kërcënim se nëse Kadriu vazhdon do të publikoj edhe porosi të tjera.