Agjencia për Informim dhe Privatësi ka identifikuar 6 mijë kamera të hapura në internet në territorin e Kosovës

i ndaluar komunat që kamerat e vendosura nëpër sheshe publike të mos jenë me nën monitorim e tyre, por t’i kalojnë Policisë së Kosovës. I vetmi autoritet në vend që ka të drejtë mbikëqyrjen e kamerave”- deklaroi Sogojeva-Dërmaku.

Shqetësuese për AIP-në është se qytetarët ende nuk janë mjaftueshëm të vetëdijesuar për përdorimin e kamerave të sigurisë.

“Qytetari ende nuk është duke e kuptu që në momentin që hyn në një lokal dhe e sheh një kamerë, por nuk e sheh një shenjë, e ka shumë të lehtë me na kontaktu dhe me lajmëru. Sepse vetëm kështu ne mund t’i ndalojmë, sepse ato kamera edhe munden me qenë me zë”- shprehet Sogojeva-Dermaku.

Në këtë drejtim, sipas AIP-së, janë krijuar mekanizma shtesë, përmes platformës që ndihmon në detektimin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në internet të hapur.

“Për një kohë të shkurtë kemi gjetur që janë 6 mijë kamera në gjithë territorin e Kosovës të hapura në interent”- deklaroi Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dërmaku.

Sipas saj, kjo është shqetësuese pasi që këto kamera mund të jenë të vendosura edhe në sheshe publike edhe në institucione, kompani apo shtëpi private.