Sot, përkujtojmë 557 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili ndërroi jetë më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë.
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
I lindur në vitin 1403, Gjergj Kastriot Skëndërbeu ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.
Pas kthimit në atdhe, ai u ngrit si udhëheqës i shqiptarëve, duke krijuar një aleancë të gjerë që kundërshtoi avancimin osman në Ballkan. Skënderbeu është një emër i paharrueshëm i historisë kombëtare, i cili përfaqësoi guximin dhe qëndresën e paepur për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.


