Izraeli ka deklaruar se akoma nuk ka marrë një listë nga Hamasi që detajon nëse pengjet e mbetura janë ende gjallë.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë se besojnë se shumica e 26 pengjeve që mbeten në Gaza dhe janë planifikuar të lirohen gjatë fazës së parë të marrëveshjes janë gjallë, por nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të gjithë pengjet.
Sipas marrëveshjes në fazën e parë do të lirohen 33 pengje izraelite dhe rreth 2000 të burgosur palestinez në harkun kohor prej 6 javësh.
Pothuajse dy javë nga fillimi i armëpushimit Hamasi ka liruar 7 pengje ndërsa Izraeli ka liruar rreth 280 të burgosur palestinez. Shkëmbimi i radhës pritet në bëhet fundjavën e ardhshme.


