Kryeministri Albin Kurti, ka shpalosur programin dhe zotimet e tij, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Zyra për hetime disiplinore, do të jetë një strukturë e re që garanton balancë dhe kontroll të efektshëm nëpërmjet pushteteve duke rritur llogaridhënien e këshillit gjyqësor të Kosovës dhe këshillit prokurorial të Kosovës për veprimet e tyre. Zyra do të jetë përgjegjëse për trajtimin e ankesave dhe pretendimeve për sjelljet e papërshtatshme nga gjyqtarët dhe prokurorët. Procesi disiplinor do të mund të iniciohet edhe Ex Oficio. Zyra do të kryejë mbledhjen e provave dhe paraqitjen e çështjeve para komisioneve disiplinore të KGJK dhe KPK’së” ka thënë ai” – ka thënë ai.


