Këshilli i komunës së Tearcës sot në seancën e 38 të këshillit ka miratur disa pika nga rendi i ditës ndërsa një nga pikat më të rëndësishme që gëzon banorët e komunës është themelimi i çerdhes komunale “Foleja” ndërsa ushtrues detyre drejtor i institucionit Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” është zgjedhur Znj. Merita Elmazi, shkruan Top24
Lajmin për themelimin e çerdhes e ka bërë të ditur kryetari i këshillit komunal Besnik Osmani.
“Më besoni jam shumë i emocionuar, tani më fëmijët tanë do të kenë një vend që të mos malltretohen deri në Tetovë. Kjo çerdhe sot më ka kthyer gëzimin dhe se po e plotësoj edhe një nga premtimet e mia si kryetar i komunës së Tearcës. Ditë të mira për secilin banorë të komunës sonë”, tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.
Sot 17/12/2024 u mbajtë seanca e 38 e Këshillit të Komunës së Tearcës .
Rendi i ditës ishte i përbërë nga 19 pika dhe 5 pika plotësuese të cilat u miratuan njëzëri !
U miratuan programet për vitin 2025
U verifikua mandati i anëtarit të ri tëkëshillit komunal Z.Fatir Ameti .
THEMELUAM ÇERDHEN KOMUNALE “FOLEJA”
Zgjodhëm ushtrues detyre drejtor i institucionit Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” Znj. Merita Elmazi .
Shfrytëzoj nga rasti të shprehë faleminderim për të gjithë ata që kontribuan në jetësimin e kësaj kërkese të kahmotshme të banorëve të komunës sonë , pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” do të lëshohet në funksion me të gjitha standartet më të larta Europiane dhe botërore !
TA GËZOJNË FËMIJËT , MË TË DHASHURIT E KOMUNËS SË TEARCËS DHE RRETHINËS .
QYTETARËT NË REND TË PARË