Shkoi në kombëtare dhe u prek nga malaria, izolohet në spital futbollisti i Lazios

Një lajm tronditës vjen nga Senegali për Lazion: futbollisti Boulaye Dia është prekur nga malaria. Vetë Federata Senegaleze e Futbollit e bëri të ditur këtë:

“FSF informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara janë jashtë planeve për ndeshjen midis Burkina Faso dhe Senegalit. Boulaye Dia u prek nga malaria ditën e nisjes për në Bamako, ndaj për këtë arsye qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin mjeksor.

Stafi mjekësor i kombëtares po e monitoron gjithashtu nga afër ecurinë shëndetësore të të dy lojtarëve, të cilët janë izoluar nga të tjerët, edhe pse të shtruar në spital”.