SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

Një njësi e Forcave Mbrojtëse të Izraelit po përballet me sanksione të SHBA-së për trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, edhe pse Kongresi votoi për 26 miliardë dollarë ndihmë të re urgjente për Izraelin.

Sipas një raporti në mediat izraelite, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë konfirmuar se po përgatiten të vendosin sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të IDF-së, i cili është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve.

Lëvizja shumë domethënëse, e cila do të ishte hera e parë që qeveria amerikane ka vënë në shënjestër një njësi IDF, ndezi zemërim të menjëhershëm midis liderëve politikë izraelitë që u zotuan ta kundërshtojnë atë.

 

E përditshmja izraelite Haaretz raportoi të dielën se SHBA po shqyrton gjithashtu lëvizje të ngjashme kundër njësive të tjera policore dhe ushtarake.

Zbulimi i planeve erdhi pasi sulmet izraelite në qytetin Rafah në jug të Gazës, të shtunën mbrëma vranë 18 njerëz, përfshirë 14 fëmijë, të paktë kështu pretendojnë zyrtarët shëndetësorë në Gaza.