Monika Kryemadhi ka folur sot para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë.
E shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri, Kryemadhi tha se është një gladiatore në taka.
‘Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Fraksionin nuk e bëj për show. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejë që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zv.presidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera”, tha ajo.


