Në vitin 2017, motrat regjisore Georgia dhe Sophia Scott – të cilat kanë dokumentar krimet në Siri, për çfarë thonë se janë nxitur nga luftërat e tmerrshme në Ballkan – arritën të kenë qasje intime në historinë e liderit të burgosur politik palestinez, Marwan Barghouthi. Duke punuar ngushtë me familjen e Marwanit në Bregun e pushtuar Perëndimor (Palestinë), motrat Scott kaluan më shumë se tre vjet duke përcjell familjen e cila vuante gjatë grevës së urisë së Marwanit. Dokumentari merret me vizitat e dhimbshme në burg nga familja, për të takuar Marwanin, por që refuzoheshin në momentin e fundit. Teksa fillon greva e urisë, shohim intervistat nga njerëzit që e njohin më mirë – nga udhëheqësit politikë izraelitë e deri te avokatët, nga djemtë dhe nga gruaja e tij e dashur Fadwa.
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Është pikërisht padrejtësia dhe mizoria gjyqësore ajo që përgatit Barghoutin për një të ardhme politike. Vendosja e një lideri të ardhshëm në burg është proces inkubimi, izolim nga gabimet dhe marrëveshjet e këqija të cilat të gjithë liderët politikë aktivë i grumbullojnë në CV. Në qeli, Bargouthi është i izoluar nga gjithë kjo.
“Krahasimi midis Barghouthit dhe Mandelas është diçka që në mënyrë eksplicite promovohet nga admiruesit e të parit, por ky film tregon diçka që admiruesit kryesorë dhe qendrorë të Mandelas preferojnë të harrojnë: Mandela besonte dhe përkrahte dhunën politike si mundësi, për shumë kohë pas lirimit të tij. Një video nga një fjalim i Mandelas në Gazë më 1999, e paraqet atë duke thënë: ‘Zgjidheni paqen në vend të konfrontimit, përveç rasteve kur nuk mund të ecim përpara. Atëherë, nëse alternativa e vetme është dhuna, do ta përdorim dhunën’”, shkruan Bradshaw i cili përmend rastin kur armiku i anglezëve dhe lideri i IRA-s, Martin McGuinness, më në fund pati takim me Mbretëreshën, dhe ky paradoks flet shumë edhe për të sotmen. “Ky film i errët ka një mesazh realpolitik”, thotë ai.



