Bastisja erdhi pasi trupat izraelite kishin rrethuar spitalin “Nasser” në qytetin jugor Khan Younis për gati një javë, me stafin, pacientët dhe të tjerët brenda duke luftuar nën zjarr të fortë dhe furnizime që po hargjoheshin, duke përfshirë ushqimin dhe ujin. Disa orë përpara se trupat të futeshin në spital të enjten, sulmet izraelite lanë të vdekur një pacient dhe plagosën gjashtë të tjerë brenda kompleksit, bëri të ditur stafi i spitalit.
Ai tha se nëse vendet e tjera njohin në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, kjo do t’i jepte një “shpërblim terrorizmit”.
Netanyahu ka refuzuar vazhdimisht krijimin e një shteti palestinez.


