MASH vazhdon edhe për një ditë afatin për mbështetje finansiare për nxënësit deri më 25 Dhjetor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka ndarë lajmin se është zgjatur edhe për një ditë afat për aplikim për nxënësit prindërit e të cilëve nuk e kalojnë 50mi denarë në muaj. Afati është shtyrë deri më datë 25 Dhjetor.Top24
Vazhdojmë afatin dhe thjeshtojmë procesin e aplikimit për mbështetje financiare për nxënës dhe studentë!
📢Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët i plotësojnë kushtet konform thirrjes Publike që të aplikojnë deri më 25.12.2023. Nxënësit aplikojnë drejtpërdrejt në shkolla, kurse studentët plotësojnë aplikacionin elektronik përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.
Gjithashtu Ju informoj se kemi përgatitur edhe një sërë udhëzimesh shtesë dhe përgjigje për pyetjet më të shpeshta deri më tani.
Gjenden në lidhjet në vazhdim.