Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar se se sot në godinën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, Akademik Abdylmenaf Bexhetin nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, Akademik Vasil Tolen, nënkryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Akademik Mehmet Krajën, kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Republikës së Kosovës dhe Drejtorin e Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bidon, bënë sot hapjen solemne të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”.



