BE do të japë bileta treni falas për 36 mijë të rinj, përfshirë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia

Të rinjtë nga Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Türkiye, të cilët janë të përfshirë në programin Erasmus+, si dhe ato nga vendet e BE-së do të mund të fitojnë bileta treni falas.

Bashkimi Evropian (BE) do t’u japë bileta 36 mijë të rinjve të lindur në vitin 2005 që jetojnë në vende të ndryshme, në mënyrë që ata të udhëtojnë pa pagesë në Evropë, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Komisionit të BE-së, 36 mijë të rinj mbi moshën 18-vjeçare do të kenë mundësinë që në kuadër të programit “DiscoverEU” të fitojnë këtë biletë duke iu përgjigjur disa pyetjeve në internet.

Aplikimet mund të bëhen nga sot deri më 18 tetor në faqen në Portalin Evropian të Rinisë të përgatitur për këtë qëllim.

Të rinjtë nga Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Türkiye, të cilët janë të përfshirë në programin Erasmus+, si dhe ato nga vendet e BE-së do të mund të fitojnë bileta treni falas duke iu përgjigjur pyetjeve në Portalin Evropian të Rinisë.

Të rinjtë që përfitojnë udhëtim falas do të mund të përdorin biletat e tyre për një maksimum prej 30 ditësh nga data 1 mars 2024 deri më 31 maj 2025.

36 mijë të rinj të përzgjedhur do të mund të përfitojnë gjithashtu ulje në afërsisht 40 mijë pika, duke përfshirë transportin publik, ambientet dhe aktivitetet kulturore, akomodimin, ushqimin dhe sportin. Biletat mund të përdoren gjithashtu për të udhëtuar në ishuj në disa pjesë të Evropës ose në disa pika ku trenat nuk janë të disponueshëm.

Pyetjet për biletat duhet të përgjigjen në “https://youth.europa.eu/discovereu_en”.