Oferta ndaj trajnerit të njohur Vahid Halilhodžić, mediat shkruajnë nëse Kosova ka mjaft para për të?

Oferta e Kosovës për trajnerin e mirënjohur Vahid Halilhodžić që ta merr drejtimin e kombëtares është bërë kryelajmi i mediave të vendeve ish-Jugosllavisë.

Vecmas ato e kanë konsideruar këtë lajm të pamundur, duke shkruar në mënyrë provokuese nëse “Kosova ka para për ta angazhuar një trajner që kërkon miliona për punën e tij”.

U raportua se trajneri i mirënjohur ka pranuar tash një ofertë nga Kosova por në një intervistë të shkurtër për Art Motion ai ka thënë se është diçka e pamundur.

Megjithatë ende nuk ka përfunduar saga e angazhimit të tij të mundshëm.

Trajneri ka udhëhequr skuadra të njohur botërore në të kaluarën sikurse Maroko, Japoni, Nantes, Rennes, PSG, Lille, Algernia etj.