E mërkura është ditë jopune në Maqedoni për qytetarët e besimit mysliman

Dita e parë e Kurban Bajramit, 28 qershori (e mërkurë), është ditë jopune për qytetarët e besimit mysliman, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria uron qytetarët e besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut festën e Kurban Bajramit.