Terror në qiell të hapur: Momenti kur motori i aeroplanit merr flakë gjatë fluturimit

Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio të dielën në mëngjes pas një zjarri në motor.

Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.

Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.