Çfarë ngjyre është kanceri i lëkurës? Ja çfarë vëmendje duhet t’u kushtoni lythave…
Kanceri i lëkurës shpesh njihet nga shfaqja e një lythi të ri ose nga ndryshimi i një lythi të vjetër.
Nëse lythi rritet, ndryshon formë ose ngjyrë, kruhet ose dhemb ose nuk është më simetrik, duhet të vizitoheni menjëherë te mjeku juaj.
Çdo shenjë inflamacioni në lyth është gjithashtu një simptomë e mundshme e kancerit, transmeton Telegrafi.
Lythi që shndërrohet më shpesh në kancer është ai që ka tri ose më shumë nuanca ngjyrë kafeje dhe të zezë. Gjithashtu, nëse shfaqet një njollë nën thua, dhe ju e dini se nuk ka pasur lëndime, duhet të bëni një kontroll mjekësor.



