“Askush nuk mund ta merrte me mend këtë dhe për këtë arsye tani po ju informojmë për arsyen e mosparaqitjes së tij dhe shpresoj se do të keni mirëkuptim”, tha ai.
Në seancën e paraparë sot, për herë të tretë nuk ishte i pranishëm as përfaqësuesi i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili, siç informoi Gjykata, ishte thirrur me rregull dhe për të cilin nuk ka kompetenca për sjellje me dhunë, kështu që seanca kryesore është shtyrë për 31 mars .
Pas shtyrjes së seancës së paraparë, AIM i është drejtuar Drejtorisë doganore lidhur me arsyen se pse përfaqësuesi i tyre nuk vjen për herë të tretë në këtë gjykim, nga ku kemi marrë udhëzime për dërgimin e pyetjeve përmes postës elektronike, për të cilat nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e lajmit.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, is menaxher i personit juridik, si pronar i “Besa Trans” nga Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
“Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin e kaluar nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit”, thuhet në propozim-akuzën.
Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.