Lëvizja BESA në Manastir kremton 8 vjetorin e themelimit të saj

Lëvizja BESA në ditën e alfabetit shqip – kremton gjithashtu edhe ditëlindjen e saj. Për dallim nga vitet tjera, 8 vjetorin e themelimit BESA e festoj në qytetin e Manastirit për t’ju qëndruar afër çdo shqiptari që jeton në Maqedoninë e Veriut. Në këtë kremtim Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami mbajti fjalim për të treguar rrugëtimin politik të partisë.

“Rrugëtimi i Lëvizjes BESA nuk ka qenë i lehtë. Të përballur me një oponencë, e cila asnjëherë  nuk ka zgjedhur mjete për të heshtur zërin që buron nga nevoja dhe kërkesa e qytetarëve, por BESA nuk rreshti të flasë për çdo padrejtësi dhe parregullsi”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Kryetari Kasami, gjithashtu deklaroi se BESA nuk është vetëm parti dhe fjalë. “BESA nuk është vetëm parti politike, BESA nuk është vetëm fjalë, por është amanet”.