Qindra serbë kanë festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.
Pjesëmarrja e tyre u manifestua me këngë e simbole nacionaliste serbe.Patriarku i Porfirije ka mbajtur ceremoni përkujtimore në monumentin në Gazimestan, ku u mblodhën disa serbë.
Serbët aty kanë kënduar “Kosova është Serbi” dhe këngë nacionaliste nga koha e kriminelit të luftës Millosheviq për “Kosovën serbe”.
Ndërkaq për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit dhe qetësisë publike janë përkujdesur forcat e Policisë së Kosovës.
Policia i ka kontrolluar të gjithë personat që kanë hyrë në oborrin e objektit kulturor.




