Sánchez, vizitë në Kiev për t’u takuar me Zelensky-n

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pritet që të vizitojë Kievin në ditët në vijim për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kreu i qeverisë spanjolle do t’i shprehë personalisht Zelensky-t solidaritetin e popullit të tij me Ukrainën.

Lajmi vjen në një kohë kur kryeministri ka njoftuar se Spanja do të rihapë ambasadën në Ukrainë “për punë ditësh.”