Fatmir Besimi në Washington, përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, takon drejtorin ekzekutiv Kun Davidse

Ministri i Finanva në RMV, Fatmir Besimi po qëndron në një vizitë zyrtare në Washington ku ka realizuar takime pune me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, duke përfshirë drejtorin ekzekutiv Kun Davidse, nënkryetaren Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale Linda Van Gelder dhe drejtorin Massimiliano Paolucci, shkruan TOP24.

Besimi me përfaqësuesit e bankës botërore diskutoi rreth

🔹 Masave  dhe politikat që zbatojmë për ballafaqim me krizën energjetike dhe të çmimeve.

🔹 Mundësitë dhe nevojat për përkrahje në zbatimin e këtyre masave.

🔹 Planet për rikthim në rrugët e rritjes ekonomike.
 Besimi në postimin e tij në FB shkruan se “Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike i përgatitur nga Ministria e Financave është një udhërrëfyes i mirë për arritjen e synimeve tona afatmesme. Grupacioni i Bankës Botërore, BERZH-i, IFC-ja dhe MIGA shprehën interes rreth mundësive për kyçjen e tyre dhe përkrahjen e aktiviteteve që rezultojnë nga ky plan. Mbetemi të impenjuar ndaj reformave strukturore, rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.” TOP24