Pas 1 ore diskutimesh përfundon takimi mes krerëve të delegacionit rus dhe ukrainas

Pas një orë diskutimesh, përfundon takimi ballë për ballë me krerët e delegacioneve të Moskës dhe Kievit, përkatësisht këshilltarit presidencial rus Vladimir Medinsky dhe Davyd Arakhamia, kreut të partisë ‘Shërbëtori i Popullit’ të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas La Republica, kjo u konfirmua nga një burim i afërt me negociatat ku thuhet se bisedimet do të vazhdojnë në format të zgjeruar.

Takimi i rangut të lartë midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë një deklaratë pas disa orësh.