Të armatosur deri në dhëmbë, kështu e pushtoi Njësia Speciale sot Ministrinë e Bujqësisë (Foto)

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të Njësitit Special të Kosovës janë parë para objektit të ministrisë.

Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.

Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastisjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.ImageImageImageImageImageImage