BotaLajmeTopLajm

16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme do të luftojnë përkrah rusëve në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka aprovuar rekrutimin e 16 mijë vullnetarëve nga Lindja e Mesme për të luftuar në Ukrainë përkrah seperatistëve rusë në Donbas, shkruan Reuters.

Në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se janë 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme të cilët ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore në rajonin separatist të Donbasit.

Putin tha se duhet t’i ndihmojnë këta vullnetarë që të arrijnë në zonën e konfliktit.

“Nëse shihni se ka nga këta njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit”, deklaroi Putin.

Ai gjithashtu i tha ministrit të tij të Mbrojtjes se ka miratuar që raketat Javelin dhe Stinger të kapur nga ushtria ruse në Ukrainë t’u dorëzoheshin forcave seperatiste në Donbas.

“Për sa i përket dorëzimit të armëve, veçanërisht atyre të prodhimit perëndimor që kanë rënë në duart e ushtrisë ruse – sigurisht që unë mbështes mundësinë për t’i dhënë ato njësive ushtarake të republikave popullore të Luganskut dhe Donjeckut,” tha Putin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close