
Alternativa e Afrim Gashit sonte në Tetovë hapi zyrën ere pasi anëtarët e kuvendit nuk i lanë të hynë në zyra 6 anëtarët që krijuan degën e re të AAA-së në Tetovë.
Në takimin e sontëm Gashit me gjashtë të përkëdhelurit e Zekirja Ibrahimit ishte pompoze pasi aty kishin ardhur e gjithë kryesia e partisë dhe njerës nga degët përreth pasi kryesia e re e kësaj dege ka më pak anëtarë se ççfarë.kishte forumi i gruas që mbrëmë u larguan nga partia e Gashit dhe mbështetën nismën e deputetit Ismaili.
Ndryshe dega e Tetovës numëron gjashtë anëtarë të cilët ishin denoncuar nga Klan Maqedoni se ishin angazhuar me kontrata nëpër institucione. Tani për tani nga marrëveshja me Lëvizjen Besen, AAA me degën e re kanë marë një post të zv drejtorit të Tetova Transport dhe një drejtoreshë të shkollës fillore por që e njejta nuk u bë përshkak të peticionit që mësidhënësit inicuan që e njejta të mos emërohet. Tani për tani nuk dihet nëse AAA-së në Tetovë do ti ndahet ende nga kulaçi komunal.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02NGT9zf4Vdicj8nTzHZfMjx8X7g6BG9CVZethiDYgWfudWo9ScLPyoqiopq5KurJNl&id=100068846695213&mibextid=Nif5oz



