LajmeMaqedoni

Tercë mbahet takimin përfundimtar në kuadër të projektit “Përmes lenteve të grave”

Mbrëmë në komunën e Tearcës së bashku me nëngrantistët nga Egnatia kemi mbajtur takimin përfundimtar në kuadër të projektit “Përmes lenteve të grave”. Në këtë taki i pranishëm ishte kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sidhe administrata komunale. Kryetari i komunës së Tearcës dha mbështetje të plotë në implementimin e projektit sidhe premtoi mbështetje të më tutjeshme për realizimin e iniciativave buxhetore, shkruan Top24

Nëngrantistët tanë në komunën e Tearcës përgatitën raport monitorimi duke shfrytëzuar metodat për përgjgjësi buxhetore të përgjegjshëm, tema e të cilës ishte mbrojtja sociale e personave me pengesa në komunën e Tearcës.

Nga vetë raporti ishin prezentuar edhe iniciativat buxhetore sidhe implikimet buxhetore nga të gjithë, ku anëtarët e këshillit u zotuan që ti diskutojnë dhe fillojnë me realizim në vitin 2024.

👉🏻 Komuna të mbaj evidencë për nxënësit- personat me pengesa në nivel të gjithë komunës, veçanërisht të atyre që janë të shkyqur nga procesi arsimor.
👉🏻 Ndërtimi i një qendre ditore për personat me pengesa trupore dhe intelektuale    
👉🏻 Përfshrja e asistentëve në procesin e rregullt arsimot
 👉🏻 Përmirësimin e qasjes në institucionet lokale për personat me hendikep  
👉🏻Formimi i një shtëpie grupore për pleqët dhe bashkëpunim dhe ndihmë për personat e moshuar me pengesa intelektuale dhe invaliditet të lehtë.
Projekti “Përmes lenteve të grave” është finansuar nga Unioni Europian, ndërsa realizohet nga Qendra për Hulumtime dhe krijimin e politikave në bashkëpunim me Рурална Коалиција/Rural Coalition, Journalists for human rights – JHR, Luludi Nvo dhe EcHO Educational Humanitarian Organization. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close