
Rama ka paralajmëruar se në të ardhmen e afërt Kosova mund të detyrohet “të gëllitsë diçka të rëndë”, por se tani për tani, është e detyruar të punojë që Serbia ta gëlltisë atë që është vënë aty në tryezë për Kosovën”
“Çdo orë që kalon, çdo ditë duke ardhur vërdallë, duke i bërë leksione Evropës, duke treguar se si Kosova po mbron vlera që Evropa me demek i paska harruar kur sheh Kosovën, është kohë e humbur që mund të çojë në tretjen si kripa në det të gjithë vullnetit të bashkësisë euroatlantike. Nesër mund të ndodhë që Kosova do të detyrohet të gëlltisë diçka të rëndë, ndërkohë që sot nuk është e detyruar të gëlltisë diçka, por është e detyruar të punojë që Serbia ta gëlltisë atë që është vënë aty në tryezë për Kosovën”, tha Rama.
Ai vazhdoi lutjet e tij ndaj Kurtit që të dëgjojë këshillat e BE-së dhe SHBA-së për shtensionim të situatës në veri.
“Të lutem Albin, të lutem kupto që je gabim, kupto që është koha për të përqafuar bashkësinë euroatlantike, për t’u ulur bashkë me bashkësinë euroatlantike dhe për ta marrë këtë fitore që ta kanë sjellë aty në tavoline dhe nuk po e sheh që e ke aty”



