
🇵🇸 Sot Hamasi publikoi një video të tre pengjeve: Yelena Tropenov, Daniel Aloni dhe Rimon Kirsht,shkruan Top24.
Aloni, e cila flet në video, fajëson Netanyahun për braktisjen e tyre kur ndodhi sulmi dhe pasi u morën peng.
“Na lironi tani. Lironi civilët e tyre. Lironi të burgosurit e tyre. Na lironi tani”, bërtet Aloni në videon e Hamasit.
Zyra e kryeministrit izraelit e quajti videon “një luftë mizore psikologjike midis Hamasit dhe ISIS”.
Netanyahu tha në një deklaratë se ai “po bën gjithçka për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi”



